Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

90 minutat që i dhanë Kosovës forcën mbrojtëse

Kjo ishte përshëndetja që Kadri Veseli ua bëri kadetëve të FSK-së, të ulur si mysafirë në Kuvend në ditën më të rëndësishme në jetën e tyre.

Ata, prej sot, do të jenë ushtarë të Ushtrisë së Republikës, mandat të cilin ua dhanë 107 deputetë të Kuvendit, raporton KTV.

Seanca nisi me një minutë heshtje, në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën.

Si rrallë herë, unik ishin të gjitha partitë politike në ditën që për shtetin është e dyta për nga rëndësia, pas 17 shkurtit 2008.

Kur Ministria e FSK-së u votua për t’u bërë Ministri e Mbrojtjes ishte momenti i parë që ngriti në këmbë deputetë e mysafirë në sallën plenare.

Më shumë se 100 amendamente i votuan deputetët për të tria këto projektligje.

Kur të tria votimet përfunduan, nderimet më të mëdha nga deputetët u bënë për ushtarët në sallë.

Pas përfundimit të seancës që zgjati rreth një orë e tridhjetë minuta, para medieve dolën të gjithë krerët shtetërorë.

Ndryshe nga seanca në të cilën pati kostum civil, në adresimin para medieve presidenti sërish kishte veshur xhaketën ushtarake.

Por, ai nuk harroi edhe në këtë ditë të flasë për rëndësinë e dialogut me Serbinë.

Pos Albin Kurtit, pas seancës, para medieve nuk folën të tjerë deputetë të partive opozitare.

Artikuj të ngjashëm