Sot tre vjet më parë, Kosova u bë me ushtri të sajën, pasi Kuvendi me 106 vota pro miratoi ligjet që ia ndryshuan mandatin Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ligjet që u miratuan ishin ai për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.
Deputetët serbë në parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s. Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
-
Shtatë vjet prej kur FSK-së iu ndryshua mandati në ushtri
-
Kosova shënon Ditën e Kushtetutës
-
Në 7-vjetorin e formimit të ushtrisë kërkohet shtimi i investimeve në të
-
Haradinaj: Shtatë vjet ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’