Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projektligji për referendumin i Vetëvendosjes së shpejti në Kuvend

Deputetët e Kuvendit së shpejti do ta kenë përpara Projektligjin për referendumet, i hartuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me këtë Projektligj parashihen tri lloj referendumesh, e ky veprim i Lëvizjes ka ardhur pas vendimeve që ata i quajnë të dëmshme për shtetin, ku nuk është pyetur zëri qytetar, raporton KTV.

Mbi 200 mijë nënshkrime kishte mbledhur opozita më 2015-n, përmes të cilave atëkohë kundërshtonin marrëveshjet për Asociacionin e Demarkacionin, por të gjitha përfunduan në sirtarët e Kuvendit.

Në mungesë të Ligjit për referendumin, peticioni vazhdon të mbetet i vetmi instrument kundërshtimi.

Për këtë, Vetëvendosje ka draftuar Projektligjin për referendumet, të cilin synojnë që brenda javës t’ia procedojnë Kuvendit.

Edhe GDP procedon Projektligjin për referendum Arbëri GDP procedon Projektligjin për referendum

Deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se pikërisht në mungesë të këtij Ligji, sot ka vendime të dëmshme për vendin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se do të mbështesin këtë Projektligj, por vetëm nëse nuk vendoset mbi Kushtetutën.

Në Projektligj janë përfshirë tri lloj referendumesh.

I pari është referendumi shfuqizues – përmes të cilit qytetarët janë në gjendje të votojnë për shfuqizimin e një ligji në tërësi apo pjesërisht.

Edhe Haxhiu: I kemi votat Arbëri Haxhiu: I kemi votat

Referendumi konsultativ – apo jodetyrues, që do të bëhej për një çështje të një rëndësie të veçantë për popullin e Kosovës, të cilat mund jenë të iniciuara nga Kuvendi apo presidenti i Republikës së Kosovës, me miratimin e Kuvendit, si dhe referendum kushtetues - e detyrueshme për çdo ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ende mbetet i papërcaktuar numri nëse do të jetë përmes 100 mijë qytetarëve me të drejtë vote, apo më shumë.