Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), grup që doli nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë proceduar nismën legjislative për projektligjin për referendum.
Me këtë projektligj do të definohen rregullat dhe procedurat për referendumet të cilat nuk janë përfshirë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës. Ligji rregullon shpalljen dhe zbatimin e referendumeve, dhe përcaktohen tre llojet e referendumeve: shfuqizuese, kushtetuese dhe konsultative.
Përmes këtij projektligji vendosen praktika të vendeve të rajonit si dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
- Projektligji për referendumin i Vetëvendosjes së shpejti në Kuvend -
Lajmin për këtë e ka konfirmuar deputeti i këtij grupi, Faton Topalli, i cili në rrjetin social Facebook ka publikuar edhe listën e plotë të deputetëve nënshkrues.
Edhe
Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president
“Si deputet, dhe si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë interes për të ndihmuar në amendamentimin e këtij projektligji pas kalimit të tij në parim në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Topalli.
{gallery}