Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK i ka votat e AAK-së nëse dëshiron të shkojë në zgjedhje, thotë Haradinaj

09:55 - Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, i është përgjigjur LDK-së dhe kërkesës së saj për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se “edhe AAK ua jep votat LDK-së nëse janë për zgjedhje”.


Haradinaj flet për tërheqjen e njohjes nga Burundi

09:45 - Kryeministri i Kosovës, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.

E fundit që ka ndodhur është ajo nga shteti i Burundit, i cili e kishte njohur vendin tonë më 28.10.2012, tërheqje e cila erdhi pas ofensivës së diplomacisë serbe kundër shtetësisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Edhe AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët LAJMET E MBRËMJES 2 j. më parë AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët

Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.


Qeveria emëron anëtarët e rinj të Bordeve të Këshillit të Cilësisë dhe të Trepçës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka emëruar 9 anëtarë të rinj të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Mirëpo, emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, raporton KTV.

Edhe Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti Arbëri 3 j. më parë Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti

Qeveria, po ashtu ka emëruar gjashtë anëtarë të Bordit të ndërmarrjes Trepça.

Ata janë: Esat Peci, Feriz Fetahu, Shyqyri Sadiku, Naser Peci, Xhafer Nura dhe Ardian Syla.