Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të besojë se kufiri i Kosovës në perëndim do të ngjitet në majë të Zhlepit e në Çakorr.
Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës ai ka kërkuar nga ministrat e tij miratimin për deklaratën e përbashkët të presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE pasi ka marrë miratimin pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim, Haradinaj ka thënë se kjo është dëshmi që kufiri do të shkojë në Kullë të Zhlepit e në Çakorr.
Ai tha se me këtë aneks marrëveshje janë krijuar rrethanat që të vendoset drejta e Kosovës në territor dhe janë kriju rrethanat që Kuvendi të jetë unik në ratifikimin e demarkacionit. Haradinaj tha se kjo zgjidhje meriton përkrahje.
Haradinaj tha se Kosova po tregon zotësi qe të gjitha temat e mëdha t’i zgjedh.
Qeveria e Kosovës me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë ka mbajtur një minutë heshtje për dëshmorët e rënë në luftën për liri.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot me përulje kujtojnë të rënët për liri. Ndërsa e ka quajtur të arritur të Kosovës arritjen e marrëveshjes mes presidentit Thaçi dhe Vujanoviq për demarkacionin mes dy vendeve.
Dje në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës - ku është marrë vendim që për demarkacionin të votohet më 18 shkurt, në orën 18:00 - ka pasur një përplasje në mes të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi dhe atij të Nismës, Bilall Sherifi, nëse do të shkojë për miratim edhe aneks-marrëveshja. Ata kanë pasur qëndrime të ndara për atë që pritet të ndodhë të dielën me miratimin e demarkacionit. Sherifi i NISMA-s ka thënë se në Kuvend duhet të shkojë vetëm Projektligji, dhe se Deklarata e Presidentëve nuk është për votim, e madje as për diskutim në Kuvend. Por, Ahmet Isufi ka thënë se ata nuk pranojnë që të shkojë vetëm Projekt-ligji dhe se aty duhet të hyjë patjetër edhe aneksi shtesë, për të cilin janë dakorduar Podgorica dhe Prishtina.
Nga ana tjetër, sipas rregullave ndërkombëtare, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve, për t’u bërë e plotfuqishme edhe marrëveshja duhet të miratohet në procedurë të njëjtë kushtetuese, në të dyja shtetet.
Mali i Zi nuk e ka te ratifikuar këtë aneks, prandaj për të është ende joobligativ.
Politologu Martin Berishaj, dje ka shprehur bindjen se deklarata e nënshkruar Thaçi - Vujanoviq në Podgoricë është loja më e ndytë që i servohet parlamentit për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacion.
Ka treguar pse mendon kështu.
“Sepse, deklarata nuk prodhon efekt juridik ndërkombëtar (ajo është vetëm shprehje e vullnetit të mirë për t’i hedh hi në sy deputetëve të Kosovës për ta ratifikuar shpejt e shpejt marrëveshjen me të cilën Kosova humb 82 km kaktror”, ka thënë ai.
“Sepse, po të ishte addendum (aneks apo protokoll) ajo do të duhej të ratifikohej së pari në Mal të Zi kurse në Kosovë duhej të ratifikohej marrëveshja + protokolli! Mali i Zi kurdo mund të deklarohet se kjo shtojcë është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, kurse e drejta ndërkombëtare e njeh vetëm marrëveshjen bazë që e ratifikojnë të dy palët”, ka thënë ai.