Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë u arrit marrëveshja për korrektim të kufirit në Çakorr e Zhleb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka konfirmuar lajmin për arritjen e marrëveshjes për korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë.