Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se seanca për demarkacionin mund të mos mbahet nesër

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se janë krijuar kushtet për ta kaluar demarkacionin.

Qeveria miraton deklaratën e presidentëve Thaçi – Vujanoviq

Haradinaj tha se për ta votuar demarkacionin duhen 80 vota e koalicioni i ka 61 vota, megjithatë ende nuk e ka marrë konfirmimin nëse Lista Serbe do ta votojë demarkacionin.

Ai tha se seanca e cila është paraparë të mbahet nesër, ditë e diele në orën 18:00, mund të shtyhet deri për në javën tjetër.

“Mund të ndodhë që seanca të mbahet gjatë javës që vjen e jo nesër. Gjatë javës besoj se do t’i kemi të gjitha votat”, tha Haradinaj, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se dje në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka pasur një përplasje në mes të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi dhe atij të Nismës, Bilall Sherifi, nëse do të shkojë për miratim edhe aneks-marrëveshja. Ata kanë pasur qëndrime të ndara për atë që pritet të ndodhë të dielën me miratimin e demarkacionit. Sherifi i NISMA-s ka thënë se në Kuvend duhet të shkojë vetëm Projektligji, dhe se Deklarata e Presidentëve nuk është për votim, e madje as për diskutim në Kuvend. Por, Ahmet Isufi ka thënë se ata nuk pranojnë që të shkojë vetëm Projekt-ligji dhe se aty duhet të hyjë patjetër edhe aneksi shtesë, për të cilin janë dakorduar Podgorica dhe Prishtina.

Edhe Haradinaj thirrje deputetëve të VV-së: Mos u bëni pjesë e turpit, pasojat do të jenë të përjetshme Arbëri 2 muaj më parë Haradinaj thirrje deputetëve të VV-së: Mos u bëni pjesë e turpit, pasojat do të jenë të përjetshme

Nga ana tjetër, sipas rregullave ndërkombëtare, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve, për t’u bërë e plotfuqishme edhe marrëveshja duhet të miratohet në procedurë të njëjtë kushtetuese, në të dyja shtetet.

Mali i Zi nuk e ka te ratifikuar këtë aneks, prandaj për të është ende joobligativ.

Politologu Martin Berishaj, dje ka shprehur bindjen se deklarata e nënshkruar Thaçi - Vujanoviq në Podgoricë është loja më e ndytë që i servohet parlamentit për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacion.

Ka treguar pse mendon kështu.

Edhe Haradinaj paralajmëron protesta Arbëri 2 muaj më parë Haradinaj paralajmëron protesta

“Sepse, deklarata nuk prodhon efekt juridik ndërkombëtar (ajo është vetëm shprehje e vullnetit të mirë për t’i hedh hi në sy deputetëve të Kosovës për ta ratifikuar shpejt e shpejt marrëveshjen me të cilën Kosova humb 82 km kaktror”, ka thënë ai.

“Sepse, po të ishte addendum (aneks apo protokoll) ajo do të duhej të ratifikohej së pari në Mal të Zi kurse në Kosovë duhej të ratifikohej marrëveshja + protokolli! Mali i Zi kurdo mund të deklarohet se kjo shtojcë është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, kurse e drejta ndërkombëtare e njeh vetëm marrëveshjen bazë që e ratifikojnë të dy palët”, ka thënë ai.