Çakorri dhe Kulla e Zhlepit janë harruar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndonëse ai ka ardhur në pushtet nëpërmjet kauzës për mbajtjen e këtyre territoreve brenda kufirit të Kosovës.
Në funksion të këtij qëllimi të proklamuar asnjë veprim nuk është ndërmarrë prej se është ratifikuar Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.
Në muajin mars demarkacioni ka kaluar me votën e 80 ligjvënësve, me mbështetjen e Ramush Haradinajt e edhe të Fatmir Limajt, të cilët tash janë në pushtet, por edhe me heshtjen e Visar Ymerit që deri para pesë muajsh ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë mandatit të shkuar, të tre drejtonin partitë opozitare që kundërshtonin Marrëveshjen e kufirit, pasi konsideronin se ajo ia humbte Kosovës mbi 8 mijë hektarë. Ndërkaq ata ndërruan kursin, pas një deklarate të përbashkët që bënë presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazias, Filip Vujanoviq, nëpërmjet së cilës shprehej gatishmëria që, pas ratifikimit, të formohej një trup i përbashkët punues për të adresuar gabimet e mundshme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Një komunë e Malit të Zi “anulon” njohjen e Kosovës
-
Haradinaj kritikon Kurtin për Autostradën e Dukagjinit: Është lënë në harresë
- Pse nuk ka marrëveshje dypalëshe me vetëm një palë
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme