Punëtorët e KEK-ut nga muaji mars do të marrin paga me ngritje për 100 euro.
Vendimin për rritje të pagave për punëtorët e KEK-ut e ka konfirmuar edhe kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Faruk Hajrizi
Ka thënë se nuk do të ketë kosto shtesë.
“Nuk do të ketë rritje të shpenzimeve. Shpenzimet do të jenë ato që kanë qenë, vetëm se i kemi racionalizuar. Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë”,a ka thënë Hajrizi, transmeton Koha Ditore.
Gazeta mëson se të gjithë anëtarët e Bordit janë pajtuar me vendimin, ndërkaq, Drejtori menaxhues, Arben Gjukaj, ka abstenuar.
Javën e kaluar punëtorët e KEK-ut protestuan para Qeverisë dhe kërkuan rritjen e pagave.
Artikuj të ngjashëm
-
KEK-u thotë se punëtorët që protestuan për pagë mesatare 1.100 euro paguhen po aq
-
Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro
-
Punëtorët e KEK-ut thonë se s’do t’i ndalin protestat për rritje pagash dhe pagën e 13-të
-
Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash