Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

73.6 për qind e studentëve kanë hasur në ushqim të skaduar në mensë

73.63 për qind e studentëve kanë thënë se janë përballur me ushqim me afat të skaduar gjatë qëndrimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, sipas hulumtimit të publikuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës të enjten.

Në hulumtimin për nivelin e kënaqëshmërisë së studentëve me konviktin dhe mensën, 61.46 për qind janë përgjigjur se kanë hasur në ushqim të ftoftë, e 31.64 për qind në enë të papastra.

Vetëm 11.5 për qind e studentëve, sipas hulumtimit, janë shprehur të kënaqur me jetën në konvikt.

43.61 për qind të studentëve kanë hasur në insekte në hapësirat e konvikteve.

43.81 për qind janë ankuar për mungesë të ngrohjes.

Edhe Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte Arbëri Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

19.87 për qind kanë dëgjuar erë të keqe në konvikt. E, 17 për qind janë përballur me myk.

KOHA ka provuar ta kontaktojë Qendrën e Studentëve, por pasdite ka qenë i pamundur kontakti. Sapo të marrim përgjigje, artikulli do të përditësohet.