Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

64 pacientë me COVID-19 në trajtim intensiv

SHSKUK-ja ka publikuar raportin ditor të pacientëve me COVID-19. Sipas këtij raporti, 1043 pacientë po trajtohen në klinika dhe spitale.

64 pacientë janë duke marrë trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikat COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 377 pacientë, 38 më pak se ditën e kaluar. Nga numri i tyre, 372 të konfirmuar me COVID-19, 328 me okisgjenoterapi, njoftoi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 666 pacientë, 31 më pak se një ditë më parë. Prej numrit të përgjithshëm, 553 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 534 me oksigjenoterapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 94 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 67 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 26 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 139 pacientë

Spitali i Gjakovës, 79 pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 96 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 62 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë

Artikuj të ngjashëm