Arbëri

Vuçiq pret tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës

Descriptive Text

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot i ka bërë një rezyme qëndrimit të vet në Francë dhe takimeve që ai ka pasur atje, njoftojnë medie të Beogradit.

siç përcjell “novosti”, ka thënë se “ka biseduar me njerëz shumë të rëndësishëm, me shumë kryeministra, kryetarë, për shembull nga Afrike, Azia, Australia dhe Oqeania ... dhe kemi folur edhe për Kosovën”, transmeton Koha.net.

Vuçiq për vitin e ardhshëm ka paralajmëruar një turn të madh afrikan, “i cili do të jetë me rëndësi shumë të për Serbinë“, ka thënë ai.

Sipas këtij mediumi serb, Vuçiq pret që në të ardhmen të ketë edhe më tej tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

"Para së gjithash është me rëndësi që së pari t’i mbajmë fuqimisht aleatët tanë , njerëzit që deri më tash kanë qenë në anën tonë. Besoj se do t’ia dalim", ka përfunduar Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq, i vetmi lider nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ka marrë pjesë në samitin e Parisit kushtuar ndryshimeve klimatike.

Nga Parisi ai ka udhëtuar në Kubë e cila ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.