Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 286 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 4,011 personave të dyshuar për koronavirus.
Aktualisht në Shqipëri janë 5,201 raste aktive me COVID-19, ndërkohë, në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.