Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar, ka vendosur Qeveria të mërkurën.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.
Po ashtu është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e shtesave për punëtorët shëndetësorë.
“Ju ftojmë që të vazhdojmë këtë shtesë edhe gjatë muajit janar në mënyrë që të mos kemi ndonjë hendek për sa i përket tranzicionit deri në ligjin e pagave, deri në hyrjen në fuqi dhe ekzekutimin e pagave me ligjin e ri prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Murati.
Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, patës nisur në shtator pas grevave.
Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.