Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri të dielën

45 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 646 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.425.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 273.432 raste me koronavirus, 269.425 janë shëruar, 516 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.491 pacientë.