Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se është shuar zjarri në Prevallë. Nga Komuna e Prizrenit është thënë se ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit KFOR-i që ka hedhur ujë nga helikopteri.
Është thënë se është parë e nevojshme ndërhyrja nëpërmjet ajrit për shuarjen e zjarrit. Po ashtu u tha se akterët janë në terren në përcjellje të situatës.
“Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin, se pari për ta menaxhuar e pastaj për ta shuar zjarrin. Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës. Bashkë jemi më të fortë!” – tha kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ndihmën që ka dhënë për shuarjen e zjarrit ka njoftuar edhe KFOR-i.
Në një postim në Facebook thuhet se ata janë përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarrit pasi që u është kërkuar ndihmë nga institucionet e Kosovës.