Arbëri

Edhe të shtunën kanë vazhduar punimet në urën qendrore të Ibrit

Testimi i Ures se Ibrit

Testimi i Urës së Ibrit të enjten

Foto: Alban Bujari

Kanë vazhduar edhe të shtunën punimet në Urën e Ibrit, në kuadër të përgatitjeve për ta hapur atë për qarkullim të automjeteve.

Qeveria nuk ka ndalur veprimet e planifikuara që duhet t’i paraprijnë hapjes, përkundër kritikave e kërcënimeve me pasoja, të deklaruara nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Punëtorët e kontraktuar kanë punuar gjatë ditës në pjesën e sipërme të strukturës së urës. Gjatë javës asaj i është testuar edhe qëndrueshmëria.