Arbëri

Milanoviq: Mbështetja e aleatëve ndaj Kosovës është zbehur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe presidentja Vjosa Osmani në organizimin “Sinsjka Alka”

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe presidentja Vjosa Osmani në organizimin “Sinsjka Alka”

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka vlerësuar se mbështetja e aleatëve ndaj Kosovës është zbehur. 

Teksa e ka quajtur Kosovën vend mik dhe tha se sikurse edhe Kroacia, të dyja vendet kanë pasur fat të ngjashëm, Milanoviq ka thënë se Kosova fillimisht është mbrojtur nga vendet aleate, por gjërat kanë ndryshuar, raportoi të hënën mediumi kroat "TPortal".

Këto komente ai i dha në shënimin e përvjetorit të “Sinsjka Alka” që organizohet në nderim të sakrificës së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. E pranishme në këtë organizim qe edhe presidentja Vjosa Osmani. 

“Kemi pasur një fillim të vështirë, jemi mbrojtur nga pak njerëz të mirë dhe nuk kemi pasur asnjë ndihmë në fillim. Kosova filloi ndryshe, me shumë mbështetje që më pas është zbehur. Dhe tani ata janë lënë në duart e tyre, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk i kanë njohur. Kjo është arsyeja pse ajo është sot këtu si mysafirja ime dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha presidenti Milanoviqi.

LEXO EDHE: