Presidentja Vjosa Osmani të dielën ka marrë pjesë në organizimin tradicional të lashtë të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq.
Në një njoftim në Facebook, Osmani ndër të tjera ka falënderuar Milanoviqin për ftesën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit Presidentit Zoran Milanović për ftesën për t'iu bashkuar miqve tanë kroatë në Sinjska Alka këtë vit! Në prani të mijëra qytetarëve kroatë dhe bashkë me liderë shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shënuam Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore”, ka shkruar Osmani.