Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se qytetarët në Luginë të Preshevës i kanë thënë “jo” kryeministrit Albin Kurtit, duke shtuar se politikat përçarëse të Kurtit nuk ndikuan te qytetarët. Sipas tij, Kurti i shërben narrativës së Beogradit.
“Edhe përkundër mbështetjes së Albinit dhe joshjes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë. Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë. Ashtu siç ka qenë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shqiptaret e Luginës i bojkotuan zgjedhjet për shkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë. Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash”, ka shtuar Arifi.
Ai ka theksuar se në Bujanoc, kandidati i Alternativës, Arbër Pajaziti, është fitues i zgjedhjeve.
“Jo çuditërisht edhe në këto zgjedhje lokale PVD-në e ka asistuar Dora e hekurt e Beogradit. Në Komunën e Preshevës, pas 8 vitesh fitore të njëpasnjëshme të Alternativës, qytetarët vendosen kësaj rradhe një verdikt tjetër. Gjithashtu ne Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve. Urime Arbërit për fitoren e merituar”, ka shtuar ish-kreu i Preshevës.
-
Arifi: Bojkotimi i zgjedhjeve në Luginë u bë për shkak të Kurtit
-
Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë
-
Kurti: Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët
-
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
-
Vuçiqi e lidh Kurtin me protestat e shqiptarëve në Luginë