Partia Demokratike në Prishtinë në Prishtinë, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do ta votojë planin për lagjen “Kalabria”.
Asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri, ka thënë se me anë të këtij plani rreth 15 hektarë tokë publike po vihen në shërbim të ndërtuesve.
“Ky plan ka për qëllim tjetërsimin e pronës publike me ndërtime të larta. Prapë mbi 15 hektar pronë publike po vihet në shërbim të ndërtuesve. PDK-ja nuk ka votë për kontrabandim të pronës publike në kurriz të banorëve”, është shprehur Retkoceri.
Ai ka thënë se PDK-ja do ta përkrahë një plan për këtë lagje, vetëm atëherë kur do të sillet një plan siç ka theksuar ai, për interesa të qytetarëve dhe jo për interesa të ndërtuesve.
-
PDK: Rama s’e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim
-
Komuna i reagon PDK-së për “Kalabrinë”: Po tenton ta sabotojë punën tonë
-
PDK në Prishtinë: 15 hektarë të pronës komunale te Stacioni i Autobusëve u tjetërsuan për ndërtim
-
Zeka: Me planin rregullues nxorëm më të mirën për banorët e lagjes “Kalabria”
-
Musmurati: Rama po përpiqet ta betonizojë Prishtinën