Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

42 raste të reja me COVID-19 të hënën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën, se 42 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej 251 mostra të marra për testim.

Sipas njoftimit të ministrisë, 224 janë shëruar gjatë kësaj periudhe.

Me këtë rast është ulur edhe numri i rasteve aktive, që aktualisht ka rënë në 1.503.

Shkalla e rasteve pozitive me koronavirus në vend është 16.73 për qind.