Qeveria e Austrisë po diskuton idenë që t’i dërgojë të burgosurit e vendeve joanëtare të Bashkimit Evropian për të vuajtur dënimin në Kosovë, shkruan “Politico” të martën.
Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner, i cili mori pjesë në një konferencë për migracionin në Kopenhagë, diskutoi këtë ide me ministrin danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Objeksionet e burgimit si ato të planifikuara nga Danimarka në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit austriak të kancelarit federal Karl Nehammer”, ka thënë Karner.
Në dhjetor të vitit 2021, Danimarka nënshkroi marrëveshje me Kosovën për të marrë me qira një burg në Gjilan. 300 të burgosur të dënuar me dëbim nga Danimarka do të transferoheshin në Kosovë në një hark kohor prej 10 vjetësh, ndërsa autoritetet kosovare do të përfiton 210 milionë euro.
Plani është ende në pritje, pasi Kuvendi i Kosovës ende s’e ka miratuar.
“Ne duam të intensifikojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar”, ka shtuar Karner.
Në konferencën e migracionit, mbi 250 liderë politikë dhe organizata ndërkombëtare diskutuan zgjidhjet përmes partneriteteve me vendet jashtë BE-së për të menaxhuar ardhjet e refugjatëve.
Kritikët thonë se planet e dëbimit në shtetet e tjera minojnë rregulloret e azilit në BE dhe shkelin të drejtat e njeriut.
Ideja për t’i transferuar të burgosurit në Kosovës është përmendur edhe në Belgjikë.
LEXO EDHE: