Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikëkalimet kufitare të Serbisë.
Qindra kosovarë po mbahen në zonat neutrale të pikëkalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera.
Atyre u janë marrë dokumentet identifikuese e janë lënë në zonat neutrale qe më shumë se 15 orë.
“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë duhet të ndalet menjëherë
-
Von Cramon – Qeverisë serbe: Shqiptarët po diskriminohen, rrezikoni jostabilitet në rajon
-
Von Cramon: BE-ja ta përzë Vuçiqin – s’ka më para të Evropës
-
Von Cramon: Dialogu s’po ec sepse Serbia s’ka bërë asnjë lëvizje
-
BE: Serbia shkeli Marrëveshjen për lëvizjen e lirë