Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës njoftoi se Greqia do t’i mbyllë kufijtë si pasojë e një greve 48-orëshe.
MPJD-ja ka njoftuar të hënën se sipas shërbimit doganor grek, kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorë, pa bagazhe dhe për persona me probleme serioze shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek. MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Autoritetet njoftuan se shtetasit ksoovarë mund të kërkojnë informacione shtesë në Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë.