Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e luftës në Kosovë

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kurti i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohet maksimalisht në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen e të dënohen. Këto komente ai i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi në Drenas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë edhe me ekspertët ndërkombëtarë janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti./ RTK