Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë thirrje që të bëhet e pamundura që tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës të hiqen sa më shpejt nga lista e të kërkuarve e Interpolit – kërkesë kjo e bërë nga Rusia ditë më parë.
Ai ka thënë se ekziston rreziku për këta zyrtarë pasi njëri punon në Bërnjak, ndërsa ka kërkuar masa mbrojtëse.
“Bëj thirrje publike si deputet e si qytetar i shtetit të Kosovës, Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme e partnerëve ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën që këta policë, Alban Jetullahu, Besart Ahmeti, Faruk Gashi, të hiqen sa më shpejt që është e mundur nga lista e Interpolit. I bëj thirrje Policisë së Kosovës të marrë masa të nevojshme sepse njëri nga ta është duke punuar në Bërnjak, dhe duke pasur parasysh kidnapimin e policëve që ndodhi vitin e kaluar, që ju ftoj të shtojnë masat e sigurisë për këta policë që janë atje. Asnjë masë, asnjë veprim deri në këtë moment për mbrojtjen e këtyre policëve nuk është ndërmarrë”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.
Qalaj ka shpjeguar edhe rastin për çka Rusia ka kërkuar futjen e tyre në listë të kërkimit.
“Para disa ditësh morëm një lajm të keq për futjen në listën e Interpolit të tre zyrtarëve të policisë së Kosovës dhe arsyeja ishte pse ata e kanë zbatuar ligjin. Në ballë të këtyre kriminelëve ka qenë një zyrtar i UNMIK-ut nga Rusia dhe një zyrtar lokal i UNMIK-ut nga komuniteti serb. I kanë prirë turmës duke keqpërdorur imunitetin. Nga vetura e UNMIK-ut është nxjerrë një motosharrë për prerjen e drurëve që në atë kohë drurët përdoreshin për barrikada. Policët që sot janë në listë te Interpolit kanë përdorur forcën e arsyeshme për ta zbatuar ligjin”, ka theksuar Qalaj.
-
Qalaj: Policët po përballen me shumë vështirësi, sidomos viteve të fundit
-
Rusia po përdor Interpolin për t’i shënjestruar kritikët jashtë vendit, zbulojnë dokumentet
-
BE-ja e shqetësuar për zhvillimet në KPK, tri OJQ kërkojnë ndërhyrjen e gjykatës
-
Gërvalla për ndalimin e ish-pjesëtarit të NJSO-s: Jemi angazhuar për lirimin e tij
-
Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë