Arbëri

Kryeshefi i KRU “Gjakovës” arrestohet në Bullgari

Descriptive Text

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se Hasan Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” është arrestuar në Bullgari më 19 shkurt.

MPJD-ja ka thënë se Krasniqi “supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar ‘Gyushevo’. Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasiqë i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kjo ministri nuk ka dhënë detaje se për çfarë ka qenë në kërkim Krasniqi.

KOHA ka dërguar pyetje edhe në drejtim të KRU “Gjakovës”, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje. Artikulli do të përditësohet sapo të ketë qëndrim të kompanisë rajonale.

Krasniqi u emërua kryeshef i KRU "Gjakovës" në fillim të vitit 2022. Ishte kandidat për asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë në zgjedhjet e fundit lokale.