Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Sveçlës e deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës

Seanca gjyqësore ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, në rastin ku ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, është shtyrë për të dytën herë brenda javës. Të premten seanca është shtyrë pasi ka munguar e akuzuara, deputetja Drita Millaku.

Të mërkurën e kësaj jave seanca ishte shtyrë pasi kishte munguar deputetja Fitore Pacolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën e së premtes, të pranishëm përpos Sveçlës ishin edhe deputetët e tjerë të akuzuar Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.

Seanca e radhës është caktuar për datën 26 mars, nga ora 10:00, raporton EO.

Ata akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 korrik të 2019-s.

https://www.koha.net/arberi/410846/mungon-pacolli-shtyhet-seanca-gjyqesore-ndaj-svecles-e-tre-deputeteve-te-vv-se-per-gazin-lotsjelles/