Mungesa e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka bërë që seanca ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, Pacollit dhe dy deputetëve të tjerë Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e Drita Millaku, të shtyhet për datën 1 mars.
Të mërkurën në gjykatë, në rastin ku ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend rreth gjashtë vjet më parë, janë paraqitur vetëm Sveçla, Zyba e Millaku.
Gjyqtari Sabit Sadikaj e ka pyetur avokatin e Pacollit, Lavdrim Salihu, nëse ka marrë ndonjë informatë nga e pandehura lidhur me arsyen e mungesës në seancë. Salihu ka theksuar se nuk ka informatë nga Pacolli dhe se nga avokatët e tjerë ka marrë informatë se ajo është jashtë shtetit.
Ata akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Aktakuza ndaj tyre është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 korrik të 2019-s.
VIDEO:
-
Sveçla mungon në seancën për gazin lotsjellës, Gjykata veçon procedurën ndaj tij
-
Gjykimi për gazin lotsjellës, Pacolli e Zyba konfirmojnë pjesëmarrjen, Sveçla s’përgjigjet
-
Paralajmërohen për paraburgim të akuzuarit që mungojnë në seancën për lotsjellësin në Kuvend
-
Anulohet seanca për gazin në mungesë të Sveçlës, paraburgim për ata që mungojnë herën tjetër
-
Gjykata do të kërkojë sjellje me detyrim për Sveçlën, Pacollin e Zybën në seancën për gazin