Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se në Samitin për Ukrainën në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka bërë disa favore presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, mungesa e flamurit të Kosovës dhe prezantimi në emra të përveçëm i Ramës, sipas Spahiu, ishte favor për Vuçiqin.
“Organizatori, për dallim nga disa takime të tjera ku është vendosur edhe flamuri i Kosovës, përfshirë edhe i Serbisë, aty s’pati flamur fare, me insistim të Vuçiqit, Edi Rama e bëri këtë kompromis”, ka thënë Spahiu të mërkurën në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka theksuar se presidentja Vjosa Osmani nuk është patriote, pasi sipas tij, Osmani do të duhej të tërhiqej ose të reagonte për flamurin e Kosovës.
“Presidentja Vjosa Osmani e ka dëshmuar disa herë që nuk është patriote...Kur flet anglisht, e thekson ‘Kosovo’ e nuk thotë Kosova”, u shpreh ai.
-
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin
-
Rama: Serbia ka faj për ngecjen në dialog, ta pranojë se s’ka më ‘Kosova dhe Metohia’
- Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës