Ferid Agani, ish-ministër i Shëndetësisë, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për frytnimin e asistuar mjekësor nuk është dedikuar vetëm për sektorin privat.
Siç ka theksuar ai, kur zyrtarisht përmendet institucioni i licencuar shëndetësor, nënkupton çdo institucion shëndetësor në vend pavarësisht a është publik apo privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është plotësisht e pavërtetë se ky udhëzim administrativ i është dedikuar sektorit privat. Në Kushtetutë sektori publik dhe privat është i barabartë para ligjit. Në shëndetësinë e Kosovë ekziston Ligji për shëndetësi, nuk ekziston ligji për shëndetësinë publike dhe për private. Kur thuhet institucioni i licencuar shëndetësor do të thotë çdo institucion shëndetësor në këtë vend, publik a privat. Nuk ekziston asnjë bazë që mund të thuhet se standardet e këtij udhëzimi janë më të ulëta dhe mund të zbatohen në sektorin privat, ndërsa për t’u zbatuar në sektorin publik po u duhka standarde më të larta”, ka thënë ai në “Konfront”.