Arbëri

Kurti: Nuk e kthejmë pas vendimin e BQK-së për dinarin

Kryeministri Kurti në një intervistë dhënë mediumit britanik “Bloomberg” të hënën, ka thënë se i qëndron Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacione me para të gatshme
 

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë mediumit britanik “Bloomberg” të hënën, ka thënë se i qëndron Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacione me para të gatshme.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore, të cilën e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj, të hyrë në fuqi më 1 shkurt.