Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova solidarizohet me Çekinë “në këto kohë të vështira”, pas sulmit me armë zjarri në Pragë, duke thënë se qëndron me familjet e viktimave.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Për sulmin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Ngushëllime të përzemërta Republikës Çeke nga Republika e Kosovës. Pas të shtënave tragjike në Pragë, mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin çek. Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira”, ka thënë Kurti.
Konjufca ka shkruar në Facebook se qëndron me popullin çek, derisa ka thënë se shpreson që raste të tilla të mos përsëriten.
“Të tronditur nga sulmi në Pragë që la shumë viktima dhe të plagosur! Në këto momente të vështira për ta, bashkëndiejmë dhimbjen e popullit të Çekisë dhe familjarëve, duke u shprehur ngushëllimet më të thella atyre për viktimat. Qëndrojmë pranë tyre, duke uruar po ashtu shërim të shpejtë për të plagosurit dhe duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë askund”, ka shkruar Konjufca.