Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Kurti: Finlanda është vend model për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës.

Ai me këtë rast theksoi se Finlanda është një vend model për Kosovën, pasi ajo ilustron shumë nga vlerat dhe aspiratat tona kyçe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti kujtoi partneritetin e rolin e Finlandës gjatë viteve dhe ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj Kosovës, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave.

“Agjencia Finlandeze e Zhvillimit Ndërkombëtar ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e projekteve jetike në edukimin për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, kujdesin shëndetësor dhe më shumë,” tha Kurti. “Miqtë më të mirë nuk janë vetëm shoqërues në gëzim, por mentorë në të mësuar, veçoi kryeministri, duke thënë se Kosova është ambicioze dhe e përkushtuar që t'i pasqyrojë këto vlera të progresit social, sigurisë, inovacionit dhe t'i bashkohet institucioneve euroatlantike dhe evropiane”.

Kurti tha se “ndërsa lidhjet tona vazhdojnë të rriten, ne presim me padurim mundësitë e shumta të bashkëpunimit që kemi përpara”.