Arbëri

“PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim e shkencë

FOTO: Driton Paçarada/KOHA
 

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, vendin e 77-të nga 80 për shkencë dhe më së miri ka performuar në matematikë, duke u renditur e 74-ta nga 80 vende. Matematika llogaritet si lënda kryesore në renditje.

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën, në të cilat Kosova ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2018, kur edhe ky test u mbajt për herë të fundit.