Ministria e Infrastrukturës ka përuruar fillimin e punimeve në rrethrrotullimin më të rëndësishëm në udhëkryqin e Lipjanit i cili e lidh rrugën Janjevë-Lipjan-Ferizaj.
Me këtë rast ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë se ky projekt ka vlerë afër 400 mijë eurosh dhe do të finalizohet brenda 40 ditësh, njofton korrespodenti i Kohës Ditore në rajonin e Ferizajt.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se ky rrethrrotullim ka një rëndësi të veçantë sepse nga paslufta në këtë zonë janë shënuar gjithsej 22 raste të aksidenteve me fatalitet. Ai gjithashtu premtoi se në të ardhmen e afërt nga rrethrrotullimi i Janjevës e deri në qytet do të bëhet rrugë me katër korsi.
-
Punimet për rrethrrotullimin në Janjevë përfundojnë pas dy jave
-
Zvarritet përfundimi i rrethrrotullimit në Banullë të Lipjanit
-
Nis ndërtimi i rrethrrotullimit që lidh rrugën Lipjan-Magurë-Shtime
-
Ndërpritet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj
-
Prej 2 vjetësh në Lipjan zvarritet ndërtimi i dy rrethrrotullimeve