Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit që lidh rrugën Lipjan-Magurë-Shtime

Ka nisur ndërtimi i infrastrukturës rrugore që lidh rrugët rajonale të Komunës së Lipjanit. Ministria e Infrastrukturës investon 242,310.27 euro për ndërtimin e unazës në udhëkryqin që lidhë Lipjanin –Magurën dhe Shtimen,s hkruan sot Koha Ditore.

Në këtë udhëkryq nga paslufta janë shënuar qindra aksidente, ndërkohë që dhjetëra të tilla me fatalitet, prandaj ndërtimin e këtij projekti shpeshherë e kanë kërkuar Policia e Kosovës dhe qytetarët e kësaj komune.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë periudhës së fundit kohore po i shfrytëzon ditët e vikendit për të bërë përurime të nisjes së punimeve të infrastrukturës rrugore nëpër komuna të Kosovës.

Ai me këtë rast në Lipjan, ka thënë se është i përkushtuar që ta zbatojë memorandumin e mirëkuptimit, nënshkruar midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Lipjanit për realizimin e projekteve rrugore në këtë komunë.