Arbëri

Prej 2 vjetësh në Lipjan zvarritet ndërtimi i dy rrethrrotullimeve

Lipjan, 27 gusht – Prej më shumë se 2 vjetësh po zvarriten dy projekte për ndërtimin e rrethrrotullimit në Banullë të Komunës së Lipjanit që lidh rrugën regjionale Prishtinë – Janjevë - Ferizaj dhe rrethrrotullimi tjetër që lidh rrugët regjionale Lipjan - Magurë – Shtime.

Këto projekte në vlerë prej rreth gjysmë milioni euro janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Te rrethrrotullimi në fshatin Banullë ende nuk është punuar as baza e projektit, ndërkaq në rrethrrotullimin për Magurë ende nuk është vendosur as ndriçimi publik, i cili po paraqet telashe dhe vështirësi në qarkullim për banorët e këtyre lokaliteteve.

Rreth kësaj çështjeje Ministria e Infrastrukturës prej 3 ditësh nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës. Ndërkohë në Komunën e Lipjanit kanë thënë se këto projekte janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës në rrugët regjionale, andaj finalizimi i tyre, ndriçimi, sinjalizimi dhe mirëmbajtja, duhet ta bëjnë vetë ata.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")