Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet përfundimi i rrethrrotullimit në Banullë të Lipjanit

Prej më shumë se gjashtë muajsh pa ndonjë arsye konkrete janë ndërprerë punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit në fshatin Banullë të Komunës së Lipjanit, i cili lidh rrugën regjionale Prishtinë – Janjevë- Ferizaj.

Sipas statistikave në këtë udhëkryq shkaku i aksidenteve që nga paslufta kanë humbur jetën gjithsejtë 22 qytetarë, ndërkohë janë shkaktuar qindra e mijëra aksidente me dëme materiale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky projekt në vlerë prej rreth 400 mijë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës është cilësuar mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët.

Rreth ndërprerjes së punimeve, të premten, ka reaguar kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, duke sqaruar se ky projekt duhet të finalizohej brenda një të ardhmeje të afërt derisa buxheti është i aprovuar me kohë në Ministrinë e Infrastrukturës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm