Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Statovci: Serbia e shfaqi mashtrimin e madh

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka deklaruar se me sulmet në veriun e Kosovës, është shfaqur mashtrimi i madh i Serbisë, duke shtuar se nga këto zhvillime, pala kosovare mund të përfitojë në tryezën e dialogut.

Sipas Statovcit, sulmet terroriste të Serbisë në fshatin Banjskë të Zveçanit treguan se Serbia ka për qëllim destabilitetin dhe marrjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Partnerët tanë dhanë mesazhin e qartë dhe thanë se e shohin këtë si aksion terrorist. Mendoj se faktet janë të qarta, por e kuptojmë seriozitetin e këtij procesi. Sa janë ata të përfshirë (institucionet e Serbisë) u vërtetua nga vizita e Vuçiqit në takim me ambasadorin rus të nesërmen. Kjo situatë ka shpërfaqur mashtrimin e madh të Serbisë”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e partisë në pushtet ka theksuar se Kosova nuk duhet të largohet nga dialogu me Serbinë, por të shfrytëzojë “momentumin e krijuar në terren”.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të jetë vigjilente dhe të jetë e kujdesshme për mundësinë sulmeve të radhës të Serbisë në veri.

“Duhet të jemi vigjilentë. Tendencat do të jenë që të shkohet në një rrafsh i gjithë ai mekanizëm e armatim i përdorur, jem indikacione se ishte diçka që do të zgjaste. Nëse shihet armatimi ka edhe raketahedhës. Ajo që ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit tregon nuk ishte qëllimi përfundimtar. Qëllimi ishte të priteshin orët e mëngjesit që nga këto grupe të përdoreshin civilët për të krijuar një rrethanë të pasigurisë”, ka thënë Statovci, duke u shprehur se i gjithë ai armatim i konfiskuar në Banjskë tregon se investimi serb për të sulmuar ishte afatgjatë.