Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken dhe homologen e Kanadasë, Melanie Joly. Ajo ka shkruar në Twitter të enjten se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shfaqur në takimin “e shkurtër por thelbësor”.
Sipas Gërvallës, Kosova është krenare që edhe Kanadaja është aleate dhe mike e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si gjithmonë, lidhja e thellë midis Kosovës dhe SHBA-së u shfaq në shkëmbimin tonë të shkurtër por thelbësor. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin”, ka shkruar ajo.
Gjatë së enjtes, presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.