Arbëri

Kosova ndan gjysmë milioni euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro si mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi, që ndodhi në shkurt sivjet.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ky vendim është vazhdim i solidaritetit të Kosovës me popullin turk.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ndarja e mjeteve ka qenë e paraparë të bëhej në takimin që ishte organizuar në Bruksel për këtë qëllim, por për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes në nivel të barabartë është vendosur që Qeveria të bëjë mbështetjen në formë bilaterale.

Nga tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri patën vdekur më shumë se 50 mijë persona e mbi 107 mijë ishin lënduar. Rreth 350 mijë ndërtesa ishin shkatërruar.

Në mbledhja e Qeverisë u miratua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Qevërisë së Rëpublikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar ndërmjet Kosovës dhe Suedisë dhe ajo për ndihmë të ndërsjellë juridike në cështjet penale.

Qeveria ndan 4200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases së vrarë në Kosovë

Image

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4200 euro për të mbuluar shpenzimet për transportimin e kufomës së argjentinases që dyshohet se u vra nga partneri i saj në Fushë-Kosovë në fillim të gushtit.

Në arsyetim të vendimit, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se kjo bëhet për shkak të ndjeshmërisë dhe aspektit human si dhe pamundësisë financiare të familjes. Ai ka thënë se avokatja e familjes ka bërë kërkesën më 1 shtator.

Mjetet janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën janë miratuar edhe disa projektligje, si ai për Shërbime Sociale dhe Familjare, për Falimentimin, për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkomëbtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Pjesëmarrje në “Programin e Tregut të Vetëm”, raporti [ër Vlerësimin Ex-Post të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminii, si dhe është themeluar Këshilli për Zhvillimin e Industrisë.

“Ky këshill ka për qëllim zhvillimin e dialogut mes nivelit qeveritar dhe sektorëve industrialë privat, me këtë përbërje: 1. Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; kryesuese, 2. Përfaqësues i Departamentit të Industrisë në MINT – anëtar, 3. Përfaqësues nga KIESA, MINT- anëtar, 4. Përfaqësues nga Zyra për Planifikim Strategjik, ZKM – anëtar, 5. Përfaqësues nga Departamenti për Ekonomi dhe Tregti – anëtar, 6. Përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti që ndërlidhet me sektorët e industrisë – anëtar. 7. Përfaqësues nga Departamenti për politika ekonomike dhe fiskale – anëtar, 8. Përfaqësues nga Departamenti për Punë dhe Punësim, MFPT- anëtar, 9. Përfaqësues nga Departamenti i Minierave – anëtar, 10. Përfaqësues nga Departamenti për Aftësim Profesional – anëtar, 11. Përfaqësues nga Departamenti për analiza Ekonomike dhe statistika Bujqësore, - anëtar 12. Përfaqësues nga Departamenti për Mbrojtje n e Mjedisit dhe të Ujërave, - anëtar, 13. Përfaqësues nga Departamenti për Diasporë,- anëtar, 14. Përfaqësues nga Departamenti për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal – anëtar, 15. Përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës –anëtar, 16. Përfaqësues nga shoqatat industriale – anëtar, 17. Përfaqësues nga OJQ-të, përfaqësuese të grave në biznes – anëtar”, është bërë e ditur nga Kryeministria.

Më tej bëhet e ditur se janë aprovuar disa vendimi si:

- Vendimi Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, Prizren- Prevallë, është aprovuar vendimi Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, Doganaj- Shtërpcë,

- Vendimi Preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, ish-shoqërore "Ballkan" Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

- Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Prizrenit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore "Progres" për realizimin e Projektit: "Varrezat e Qytetit të Prizrenit".

- Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Rahovecit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, ish-shoqërore, "Jugopetroll" për realizimin e Projektit: "Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit".

- Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik për realizimin e katër (4) projekteve: Rikonstruktimi dhe zgjerimi i "Deponisë Sanitare" në Landovicë për regjionin e Prizrenit, Rikonstruktimi dhe zgjerimi i "Deponisë Sanitare" në Velekincë, për regjionin e Gjilanit, Ndërtimi "Deponisë së re Sanitare" për regjionin e Prishtinës, Rehabilitimi, mbyllja dhe ndërtimi i stacionit të transferit të "Deponisë Sanitare" në Dumnicë të Poshtme për regjionin e Podujevës.

- Emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Nr. 4, Specialist të Ekonomisë. Komisioni përbëhet nga zyrtarë të lartë dhe menaxhues të administratës shtetërore, përgjegjës për vlerësimin e kandidatëve në procedurën e konkurrimit në institucionet e administratës shtetërore.

- Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë. Republika e Kosovës ka arritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare me standarde të larta të demokracisë dhe nivel të lartë të sundimit të ligjit, andaj në këtë linjë tani Mbretëria e Suedisë është pajtuar që të avancohet tutje bashkëpunimi në fushën e ekstradimeve në mes të Republikës sonë dhe Mbretërisë së Suedisë.

- Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë. Në frymën e thellimit të miqësisë sonë me partnerët ndërkombëtarë është propozuar për miratim edhe kjo nismë me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë në fushën e së drejtës penale dhe rehabilitimit social të personave të dënuar.

- Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

- Miratuar Koncept-dokumentin për Fushën e Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Ky koncept dokument synon të krijojë infrastrukturën ligjore të përshtatshme për zhvillimin e ofruesit të shërbimeve të navigacionit ajror deri në përgatitjen për kontrollimin e plotë të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës

- Dhënë në shfrytëzim pa kompensim të pronave të kërkuara nga Komuna e Fushë Kosovës për pronat e menaxhuara dhe në pronësi të Republikës së Kosovës për ndërtimin e Objektit të Njësisë profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në kuadër të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

- Dhënë në shfrytëzim pa kompensim të pronave të kërkuara nga Komuna e Hanit të Elezit për pronën e menaxhuar dhe në pronësi të Republikës së Kosovës. Bazuar në Planin Zhvillimor Komunal 2010-2025 të komunës së Hanit të Elezit, këto prona do të shfrytëzohen për ndërtimin e hapësirës për administratë dhe për park të qytetit.

- Ndarë 4200 euro për mbulimin e shpenzimeve të transportit të kufomës së qytetares argjentinase, e cila vdiq në Prishtinë, nga Prishtina për në Buenos Aires.

- Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Austrisë për fushën e sigurimeve shoqërore. Kjo marrëveshje mundëson njohjen e përvojës së punës në të dy Republikat, Kosovë dhe Austri, në të dyja konsiderohet përvoja e punës, e të cilat pastaj llogariten në pensionim, pra bashkohen periudhat e kontributdhënies. Ajo ua mundëson qytetarëve që të realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës, si dhe e drejta në pension nga fondi i kursimeve pensionale individuale.

- Plotësuar dhe ndryshuar vendimin për Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe në shtyllën e parë ka shtuar masën sipas së cilës të gjithë të angazhuarit në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomisë do të trajtohen si të punësuar të përkohshëm.

Në këtë mbledhje kabineti Qeveritar gjithashtu është informuar për Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të kuvendeve komunave për periudhën janar - qershor 2023. Ky raport është hartuar nga Divizioni për monitorimin e komunave në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.