Dy senatorët amerikanë, Joni Ernst dhe Gary Peters, i janë drejtuar me letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i kërkuar vëmendje për diskriminim dhe shtypjen që po u bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në letër ata kanë shprehur shqetësimin me trajtimin e këtij komuniteti.
“Ju kërkojmë juve dhe Departamentit të Shtetit të ngrisni këto shqetësime dhe nevojën për zbatim të plotë dhe të qëndrueshëm të Planit Shtatëpikësh, sipas marrëveshjes suaj me palën serbe”, thuhet në fillim të letrës, që është shpërndarë nga Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.


“Humbja e momentit për këtë proces (plani shtatëpikësh) do të nënkuptonte hap të rëndësishëm prapa”, thuhet në letër po ashtu.
Shqiptarët e Luginës në vazhdimësi janë ankuar për diskriminim nga autoritetet e Serbisë. Procesi i pasivizimit të pronave të tyre, vetëm pse nuk janë gjetur në shtëpi gjatë regjistrimit, ka qenë më i përfolur e i kritikuar edhe në raporte ndërkombëtare.
Edhe
Kongresistë amerikanë konstatojnë në Preshevë probleme reale me të cilat përballen shqiptarët
Së fundmi, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi është ankuar edhe për diskriminim në punësim.
-
Osmani: Avancimi i Aktit për Luginën, mesazh i qartë kundër diskriminimit
-
Kërkohet që edhe BE-ja të merret me diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës
-
Ligjvënësit amerikanë shtyjnë përpara Projektligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi
-
Senatori amerikan njoftohet me shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës