Arbëri

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

 

Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Kjo është bërë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së që është mbajtur të martën.

Sipas njoftimit të AKK-së votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut e cila ka marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t'u anëtarësuar në Asociacion.