Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i ri i Mbrojtjes diskuton me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në vend

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të hënën në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Në këtë takim ku u diskutua për situatën e sigurisë në vend, të dy kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Maqedonci e ka njoftuar komandantin e KFOR-it lidhur me proceset aktuale si dhe për synimet për integrim në organizatat euroatlantike.

“Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.