Arbëri

​Reagimet pas vizitës së Kurtit në Maqedoni të Veriut, Osmani: Keqkuptim i vogël që tejkalohet

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut të premten që lamë pas, është keqkuptuar. Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar.

Osmani në konferencën për media të mbajtur me rastin e vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.