Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, deklaroi se Kosova po i respekton plotësisht kushtet për shtensionimin e situatës në veri, duke përmendur uljen e mëtejmë të prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesave të komunave.
Ai shkroi të enjten në Tëitter se pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt shtensionimit të situatës.
“Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës në zbatimin e Marrëveshjes së 10 korrikut në Bratislavë. Ulja e mëtejshme e prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesës së komunës pas përfundimeve të vlerësimit të përbashkët të sigurisë”, ka thënë Bislimi.
Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, masat e Bashkimit Evropian janë të përkohshme, derisa shtoi se situata në veri është e qetë.
“Situata është e qetë tash e disa javë – këtë e konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova po i respekton plotësisht angazhimet e saj dhe beson se edhe pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e tij.