Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell.
Sipas Institutit, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha, ndërsa temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 28-32 gradë.
“Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë nga verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.”, është bërë e ditur nga IHMK-ja.